Mourinho kërkon "shpëtimin" nga Podgorica
Pëlqej
mou5
Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho është në qendër të akuzave pas rezultateve të dobëta të “djajve të kuq”. Por ka edhe nga ato zëra që janë optimist se Mourinho do të vazhdojë nën drejtimin e Manchesterit.

Këtë e konfirmon edhe vizita e tij mbrëmjen e kaluar në Podgoricë ku u luajt ndeshja mes Malit të Zi dhe Serbisë. Sipas “The Sun”, Mourinho pati nën vëzhgim disa lojtarë si Milinkoviç Saviç dhe Nikola Milenkoviç. Pra ky zhvillim konfirmom se trajneri portugez do të qëndrojë të paktën deri në janar.

E për rrjedhojë, Mourinho ka si objektiv të qëndrojë në stolin e Manchesterit të paktën deri në fund të sezonit, për ta arritur këtë objektiv, mund të themi se shpetimi vjen nga lojtarët që luzitani ndoqi në Podgoricë. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2018, ora 13:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori