Trajneri i skuadrës së Manchester United, Jose
Mourinho tha se drejtuesit e klubit anglez duhet të ndjekin shembullin e Juventusit të cilët kanë
fituar 7 kampionate
radhazi.
“Por për mua,
komplimenti më i madh për Juventusit për nuk është për strukturën e tyre.
Komplimenti im është për filozofinë e tyre dhe gjërat bazikë pas kësaj filozofie. Në tunel, para ndeshjes, unë bisedova me Andrea Agnellin [drejtuesi i Juventusit] dhe i thashë se që nga largimi im nga Interi, ai i ka
fituar shtatë tituj
radhazi dhe duket se do ta fitojë edhe të
tetin.
Ai m’u përgjigj: ‘Nuk e dua të
tetin. I dua dhjetë
radhazi’. Unë mendoj se kjo ishte një përgjigje dhe një deklaratë fantastike. Ata kanë
fituar shtatë herë
radhazi, por e blenë Cristiano Ronaldon, Leonardo Bonuçin, Emre Can dhe Joao Cancelo”, tha
Mourinho. /albeu.com/
Shtuar më 28/10/2018,
ora 12:02