Trajneri i Manchester
United, Jose
Mourinho synon që të bëjë një blerje të bujshme gjatë merkatos së
verës.
Nuk dihet nëse "Djajtë e Kuq" do të futen në tregun e transferimeve gjatë janarit, por është e sigurt që në verë do të blejnë një emër të madh.
Objektivi kryesor është sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, i cili ndiqet prej kohësh.
United për të do të paguajë një shifër të majme që e kalon 60 milionë euro. Strategu portugez dëshiron të afrojë elementë të rinj për të luftuar për titullin kampion vitin e ardhshë.
Në mbrojtje po mendohet për lojtarin e Monacos Tiemoue Bakayoko.
Shtuar më 11/01/2017,
ora 17:30