Mourinho: Kundërshtarët më japin forcë
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, thotë se ai ka nevojë për “armiq” për të arritur sukses në futboll. Janë pikërisht kundërshtarët që i japin forcë për të fituar dhe për të arritur majat e suksesit portugezit të Merengues.

“Është më mirë. Nuk mendoj se është vendimtare, por është më mirë. Veçanërisht kur ju jeni në një moment suksesi dhe keni tendencë të relaksoheni: nëse e dëgjoni atë zhurmë, nëse mendoni se njerëzit përpiqen ta shfrytëzojnë avantazhin e momenteve tuaja të vështira, kjo ndihmon. Po, do të pëlqeja të kem armiq”.

“Por dua të qartësoj se fjala armik nuk është për shkak të jetës time personale, por kur them armiq mendoj në futboll. Që nga fëmijëria ne fillojmë të shtyhemi, dhe madje edhe miqtë e mi ishin armiq në atë kohë”.

“Adrenalina është diçka të cilën trupi juaj e kërkon për t`u relaksuar, preferoj të dëgjoj ca "zhurmë" nga armiqtë e mi”, ka thënë Mourinho për Corriere della Sera. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2012, ora 18:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori