Mourinho: Lampard, pasardhësi im te Chelsea
Pëlqej
Frank Lampard mund të rikthehet te Chelsea, sigurisht jo më si lojtar, por në rolin e trajnerit. E thotë vetë Jose Mourinho, që sheh te 36-vjeçari pasuesin e tij ideal. Mesfushori anglez u largua nga "Blutë" e Londrës pas përfundimit të kontratës, për t’u transferuar në mënyrë krejt të papritur te rivalët e Manchester City-t.

"Unë akoma besoj se klubi i ka propozuar atij të kthehet kur të dojë dhe të bëjë cfarë të dojë. Këto jamë fjalët e presidentit Roman Abramovich. Largimi nga Cheslea përben vetëm një periudhë të skurtër të karrierës së tij. Ne menduam se do të luante për New Yorkun, por ai vendosi më pas të kalonte te City. Ishte thjesht një opsion, të cilin ai vendosi ta merrte në konsideratë. Vendi i tij në historinë e Chelseat është i padiskutueshëm. Një ditë ai mund të kthehet. Lampard dëshiron të bëhet trajner, mund të më pasojë mua", është shprehur tekniku portugez.

Këtë të dielë Chelsea, që ka grumbulluar pikë të plota në katër takimet e para, do të udhëtojë drejt "Etihad Stadium" për të ruajtur vazhdimësinë e rezultateve ndaj kampionë në fuqi të Premier Leagues.

"Mendoj se Manchester City është e njëjta skuadër e sezonit të kaluar, apo jo? Ndërsa ne jemi përmirësuar shumë. Nuk po them se nuk kemi probleme, por kemi shumë mundësi për t’u rritur. Është vetëm fillimi i sezonit dhe kemi shumë për të bërë që të jemi një skuadër perfekte", përfundoi Jose Mourinho. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2014, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori