Mourinho: Largimi im? Përralla me mbretër
Jose Mourinho u tregua shumë i ashpër me mediat spanjolle teksa u pyet për zërat që qarkullojmë mbi largimin e mundshëm në fund të sezonit nga Bernabeu.

Ai u tha gazetarëve në konferencën për shtyp se ata e dinin të ardhmen e tij, duke nënkuptuar qëndrimin në Madrid, ndaj nuk dëshironte t’u përgjigje e t’u jepte materiale të tjera për të abuzuar.

"E ardhmja ime? E dija që do më pyesnit për këtë gjë por unë nuk bëj lojën tuaj, drejtohuni te burimet tuaja që për mua më shumë se anonimë, janë plotësisht imagjinarë", perfundoi tekniku portugez. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2012, ora 17:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori