Mourinho largohet nga United? Anglezët vendosin baste
E ardhmja Jose Mourinhos si trajner, duket gjithnjë e më larg klubit të Manchester United.

Ai ka pasur disa mosmarrveshje me klubit dhe lojtarët dhe sikur të mos mjaftonte kjo Manchester United nuk po bënë paqritje të mirë në Premier League.

Në këtë siituatë portugezi shihet larg pankinës së United, madje mediat angleze raportojnë se zëvendësuesi i tij do të jetë Zinedine Zidane.

Por një e veçantë tjetër e çështjes për largimin e Mourinhos janë edhe bastore, të cilat kanë kuotuar në koeficentë të lartë largimin apo qëndrimin e Jose Mourinhos.

Kështu sipas tyre hipoteza më e mundur është një largim nga United për të shkuar tek Interi. Kjo lëvizje kuotohet me koeficient (3.75).

Një kalim te Portugalia nëse largohet nga Manchesteri kuotohet me 4.5.

Megjithatë nuk mungon as një kalim te Wolverhampton për shkak të marrëdhënieve të mira që ai ka me Horge Mendez, ku kuotohet me koeficient 8.00.

Ndërsa një kthim te Reali i Madridit ka një koeficient 10. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2018, ora 10:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori