Mourinho largohet nga Unitedit dhe rikthehet te Interi
Jose Mourinho nuk po kalon nëj periudhë të mirë te skuadra e Manchester United dhe së fundmi është folur për një largim të tij nga skuadra e “Djajve të Kuq”.

Ndërsa në Angli kompanitë e basteve kanë shkuar edhe më para teksa kanë ngritur hipoteza të largimit të portugezit në drejtim të destinacioneve të ndryshme.

Dhe sipas tyre hipoteza më e mundur është një largim nga United për të shkuar te Interi e cila kuotohet me koeficient (3.75). Një kalim te Portugalia kuotohet me 4.5.

Megjithatë nuk mungon as një kalim te Wolves për shkak të mardhënieve të mira që ai ka me Jorge Mendez ku kuotohet me koeficient 8.00. Ndërsa një kthim te Reali i Madridit ka një koeficient 10.
Shtuar më 27/09/2018, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori