Mourinho le Interin
Albeu.com
“Dua te jem trajneri i vetem qe e ka fituar Champions League me tre skuadra te ndryshme, pandaj ka me shume mundesi qe te iki se sa te qendroj”. Me kete fjali Jose Mourinho i ka dhene lamtumiren skuadres se Interit pasi e ngjiti skuadren zikalter ne maje te Europes.Me pas ai foli per Interin dhe festen qe ka perfshire tifozet e skuadres. “Interi do me pelqeje gjithmone. Eshte nje lumturi e madhe kur shikon te gjithe interistet ne fese. Tani duhet ta shijojme kete moment. I falenderoj te gjithe dhe nuk do t’i harroj, qe nga magazinieri dhe deri tek presidenti”, theksoi Mourinho ne mikrofonin e Rai-t.

“Nuk kam folur ende me askend. Reali me kerkoi por u thashe se do merrja nje vendim vetem pas finales. Interi me ka dhene shume por une pagova sepse cdo dite kam dhene gjithcka kisha. Kete vit kam pare gjera ne futbollin italian te cilat nuk me kane pelqyer. Nuk jam aspak i bindur se ne Spanje do me trajtojne me mire por ndoshta zgjohem nje mengjes me deshiren per te fituar tre kampionate rresht ne Itali”, shtoi tekniku luzitan.

Festen e Interit e ka zbehur paksa edhe deklarata e heroit Milito, i cili hodhi hije dyshimi per te ardhmen. “Nuk e di nese do jem vitin e ardhshem tek Inter sepse ne futboll asnjehere nuk je i sigurt’, theksoi bomberi argjentinas.
Shtuar më 23/05/2010, ora 22:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori