Mourinho-Londër, gjithnjë dhe më pranë
Ai ngjan shumë me një mace, që më shumë sesa për të zotët e shtëpisë mendon për vetë shtëpinë që të fusë kokën. i tillë duket Jose Mourinho, trajneri i madh që nuk di të qëndrojë më shumë se 2-3 vjet në një skuadër për të kërcyer menjëherë në një tjetër.

Trajneri i Realit të Madridit është pikasur të martën në kryeqytetin britanik, Londër, në shoqërinë e një specialisti të një agjencie të njohur pasurish të patundshme, pra duket që portugezi po mendon të gjejë sërish një shtëpi në qytetin ku jetoi në vitet 2004-2007.

Zërat për një kthim të tij tek Chelsea kanë qenë të shumtë, madje kanë ardhur duke u bërë më të fuqishëm dhe kjo pavarësisht faktit që Reali është në krye me distancë në kampionatin spanjoll dhe shumë pranë çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Mourinho ka pasur edhe probleme të ndryshme gjatë 2 viteve që drejton skuadrën e madhe spanjolle, qoftë me tifozët, qoftë edhe me disa prej lojtarëve dhe, mesa duket, kampionatit iberik po i largohen me një lëvizje, dy trajnerët e tij më të mirë, pasi edhe Guardiola duket pak si vështirë që të rinovojë me Barcelonën. /albeu.com/
Shtuar më 29/02/2012, ora 15:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori