Mourinho mbron Lukakun pas kritikave të shumta nga shtypi britanik
Jose Mourinho ka mbrojtur përsëri sulmuesin e tij, pas disa kritikave që Lukaku ka marrë në këto ndeshjet e fundit.

Lukaku bëri një nisje shumë të mirë me United, pasi u ble për 75 milionë paundë nga Evertoni, por këto pesë ndeshjet e fundit, belgu nuk ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës, dhe kritikat britanike kanë vërshuar menjëherë.

Para ndeshjes me Benficën në Ligën e Kampioneve, portugezi u shpreh: “Romelu Lukaku ësht i paprekshëm në skuadrën time, dhe duhet të mbështetet edhe nga tifozët. Ai po luan shumë mirë për ne. Tifozët mund të shprehen si të duan, por puna ime është të mbroj lojtarët e mi." ka thënë portugezi. /albeu.com/
Shtuar më 30/10/2017, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori