Mourinho mburret me Ibrahimovicin
Manchester Unitedi ka marrë tri pikë të vlefshme në xhiron e 32’të në Premierligë, duke e mposhtur 3:0 Sunderlandin.

Në këtë ndeshje shkëlqeu Zlatan Ibrahimovic i cili hapi serinë e golave, derisa dy golat tjerë i shënuan Mkhitaryan dhe Rashford.
Suedezi është lavdëruar edhe nga Jose Mourinho për golin dhe paraqitjen që bëri.

“Gjithçka ishte e hapur me 0:0. Kishim kontrollin e ndeshjes, por pa ndonjë rrezik. Në të tilla sfida, të duhet një lojtar që gjen golin për ta zhbllokuar sfidën dhe i tillë është Ibrahimovici. Gjitha ekipet kanë lojtar të këtij lloji, ne kemi Ibrën. Ai gjeti golin”, tha Mourinho. /Albeu.com/

Shtuar më 09/04/2017, ora 19:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori