Mourinho me fjalë të mëdha për Harry Kane: Puna që bën për ekipin vlen aq sa golat e tij
Tottenhami zgjodhi Jose Mourinhon një vit më parë në vend të Mauricio Pochettino, i cili kishte humbur finalen e Champions
League kundër Liverpool disa muaj më parë. Portugezi nënshkroi një kontratë deri në vitin 2023 për 13 milionë stërlina në sezon, duke marrë garancinë për qëndrimin e përhershëm të
Harry Kane (201
gola për Tottenhamin dhe një klauzolë largimi prej 350 milionë stërlinash), i "blinduar" së bashku me sulmuesin e koreano-jugor, Son, trekuartistin Dele’Alli dhe anësorin Lucas Moura.
"Special One" e çoi ekipin në Europa
League dhe në verë e përqendroi të gjithë buxhetin për të marrë mbrojtësin spanjoll, Reguilon, dhe për të kthyer Bale në Londër. Askush në klub nuk i kërkoi triumfin e menjëhershëm në kampionat, pra titullin kampion. Mourinho, megjithatë, e çoi Tottenhamin para ndalesës për shkak të ndeshjeve të kombëtareve në vendin e dytë me 17 pikë, aq sa ka edhe kampioni në fuqi Liverpool, dhe -1 Leicester City i Jammie Vardy-t. Të shtunën skuadra e
Mourinhos fitoi 1-0 në shtëpinë e West Bromwich Albion. Suksesi i londinezëve erdhi nga goli i
Harry Kane në minutën e 88-të. Për sulmuesin e përfaqësuese së "Tre Luanëve" ishte goli i 150-të në Premier
League.
Spurs-at nuk kanë humbur që nga 13 shtatori dhe janë mposhtur vetëm nga Evertoni i Ancelottit (1-0). Një ekip që ndoshta nuk bie shumë në sy, por që është i fuqishëm, konkret dhe i organizuar. Ka sulmin e dytë më të mirë me 19
gola dhe mbrojtjen më pak të ndëshkuar, me vetëm 9
gola. Numrat i bëjnë tifozët të ëndërrojnë, por që nuk ndikojnë në maturinë e
Mourinhos, i cili për "The Gardian" u shpreh:
"Është shumë herët për t’u entuziazmuar. Në vendet e tjera, duke marrë parasysh pozicionin tonë në renditje, ne do të konsideroheshim midis kandidatëve për të fituar titullin. Por Premier
League është një histori tjetër. Këtu mund të keni një sezon të shkëlqyeshëm dhe më në fund të shihni Liverpoolin ose Manchester City-n para jush."
Mourinhos iu kërkua një opinion për
Harry Kane, autor i 150 golave në Premier
League.
"150 golat e
Harry Kane? Jam i lumtur që ai e ka arritur këtë objektiv, por mbi të gjitha jam i lumtur që
Harry luan për ne. Është unik. Puna e tij për ekipin vlen aq sa golat e tij. Përveç shënimit, ai rikuperon shumë topa dhe fiton shumë dyluftime".
Shtuar më 09/11/2020,
ora 15:25