Mourinho, më i miri i historisë së La Liga-s
Pavarësëisht rezultatit që Reali i Madridit do të arrijë ditën e shtunë në Sevilla, Jose Mourinho do të futet në historinë e futbollit spanjoll si trajneri më i mirë i të gjitha kohërave, në 100 ditët e para të drejtimit.

Portugezi ka fituar 76,7% të 99 ndeshjeve të tij të para, duke përmirësuar kështu shifrat e Guardiolës dhe Miguel Munoz, të dy me 70%. Aktualisht, portugezi ka arritur në krye të madrilenëve 76 fitore, 13 barazime dhe 10 humbje, me një golavarazh total prej 271 golash të shënuar dhe 79 të pësuar.

Fitorja më e madhe në “Santiago Bernabeu” është ajo e regjistruar në 22 dhjetor 2010 përballë Levantes, me shifrat 8-0, ndërsa fitorja më e thellë në transfertë është ajo ndaj Real Saragozës, 0-6 (28 gusht 2011). Ndërkohë, humbja më e hidhur për Mourinhon ka qenë “manita” përballë Barcelonës, humbja 5-0 e 29 nëntor 2010.

Pa dyshim, sezoni më i mirë në drejtimin e ish-trajnerit të Chelsea, Inter dhe Porto është aktuali, ku pas 25 javësh, skuadra më e suksesshme në historinë e futbollit spanjoll ka fituar 22 takime, barazuar një dhe humbur vetëm dy. /albeu.com/
Shtuar më 09/03/2012, ora 14:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori