Mourinho me lajm sensacional për të ardhmen e Ibrahimovicit
Zlatan Ibrahimovic mund të rikthehet te Manchester United.

Këtë e ka lënë të kuptohet trajneri i skuadrës angleze, Jose Mourinho, gjatë një konference për shtyp në Los Angeles.

Portugezi që një vit më parë e solli suedezin në ‘Old Trafford’, ka deklaruar se ekziston mundësia që 35 vjeçari që qëndroi te Manchester United.

Ibra po rikuperohet nga një lëndim i rëndë që e ka pësuar në muajin prill në ndeshjen ndaj Anderlechtit në Ligën e Evropës.

“Është e mundshme, gjithçka është a hapur”, u përgjigj Mourinho kur u pyet për mundësinë që Ibrahimovic të nënshkruaj për Manchester Unitedin sërish.

“Ne i kemi hapur derën që të rikuperohet, Carrington është i hapur për të. Në të njëjtën kohë, le të marrim një vendim që nga bënë të gjithëve të lumtur dhe nëse ky vendim për të është që të qëndrojë dhe për ne të presim, andaj duhet të shohim në dhjetor, pasi ai nuk kthehet në futbollin konkurrues deri në atë muaj”./albeu.com/
Shtuar më 14/07/2017, ora 23:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori