Mourinho: Mundëm një nga skuadrat më të mirë në kampionat
Jose Mourinho mendon se Manchester Unitedi e meritoi fitoren në ndaj Chelseat.

Djajtë e Kuq fituan ndaj Bluve me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e javës së 28-të të Ligës Premier të zhvilluar në Old Trafford.

Sipas trajneri të Djajve, Mourinho, skuadra e tij luajti mirë në pjesën e dytë dhe e meritoi fitoren ndaj një ekipi që e ka cilësuar si shumë të mirë.

“Mendoj se kemi mundur një ekip fantastik. Për disa arsye, ata ishin kampionët e sezonit të kaluar. Për disa arsye, ata luajtën ashtu siç bënë kundër Barcelonës. Për disa arsye, ata filluan lojën aq mirë sa filluan këtu”, ka thënë fillimisht Mourinho.

“Ne mundëm një ekip shumë të mirë dhe ta mundësh një ekip shumë të mirë, ju duhet të organizoheni”.

“Por kjo nuk mjafton, ju gjithashtu duhet të keni një shpirt të përulur ku të gjithë punojnë, të gjithë luftojnë, të gjithë përpiqen të ndjekin një plan të lojës”.

“E përsëris, ne mundëm një ekip shumë të mirë. Ne kemi qenë më të sigurt në pjesën e dytë dhe mendoj se nëse një ekip meritoi fitoren, ai ekip ishim ne”, përfundoi trajneri portugez. /albeu.com/
Shtuar më 25/02/2018, ora 20:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori