Mourinho "nazisti" i njohur i La Ligas
Jose Mourinho
Trajneri portugez i Real Madridit, Jose Mourinho, është vlerësuar nga një kritik i famshëm i filmit si nazist, shkruajnë mediat spanjolle të premten duke bërë një buj të madh me shkrimin e tyre.

Kritiku Carlos Boyero përmes një "historie" të publikuar në gazetën spanjolle "El Pais" ka shkaktuar bujë të madhe, duke e vlerësuar Mourinhon si njeri të rrezikshëm dhe duke e etiketuar si nazist.

"Ky Jose Mourinho është një person shumë i rrezikshëm. Futbolli duhet të luhet nga njerëzit e jo nga kafshët. Por, pikërisht këtë e dëshiron ky nazist portugez", ka shkruar Boyero.

Trajneri i Real Madridit, Mourinho, nuk e ka pëlqyer fare këtë etiketim që i është bërë. Ai ka paralajmëruar padi ndaj kritikut Boyero.

Mirëpo, nën drejtimin e Mourinhos, futbollistët madrilenë janë bërë më agresivë në fushë, ndërsa portugezi ka vazhduar me deklaratat dhe sjelljet e tij kontroverse. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2011, ora 13:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori