Mourinho: Në dhomat zhveshjes të gjithë po talleshin me autogolin e Eric Baillyt
Manchester Unitedi fitoi me rezultat 2-1 ndaj Liverpoolit në Ligën Premier.

Goli i vetëm nga Reds në Old Trafford erdhi si pasojë e autogolit të Eric Baillyt, sa keq që u shënua në portën e David De Geas pasi ishte thjesht fantastik.

Mbrojtësi i Bregut të Fildishtë shënoi me thembër në stilin e një sulmuesi dhe kjo mjaftoi që gjithë bashkëlojtarët e tij dhe stafi teknik të tallen me atë pas fitores në dhomat e zhveshjes.

“Lojtarët po talleshin me atë në zhveshtore për golin e tij fantastik”, ka thënë Mourinho për MUTV.

“Por, pas paraqitjes fantastike, shpirti motivues i një pjese të tyre mund të bënte që ata të zgjidhnin rrugën e lehtë dhe të thoshin: “Jemi duke fituar 2-0, kam bërë punën time, mirupafshim”.

“Te Eric Bailly ishte e kundërta, ai ishte në fushë, pas autogolit tregoi mentalitetin që ne duam. Një shembull për të gjithë”, përfundoi portugezi. /albeu.com/
Shtuar më 10/03/2018, ora 23:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori