E FUNDIT/ Formacionet zyrtare: Inter-Atalanta
Mourinho: Ne jemi mbrojtur shumë mirë
Trajneri portugez, Jose Mourinho ka thënë se janë mbrojtur mirë,, dhe është i lumtur për Martial për golin e shënuar.

"Nëse nuk shënoni, jeni në vështirësi, ata shkojnë drejtpërdrejtë, janë të qëndrueshëm në qasjen e tyre, është vërtet e vështirë." tha ai

"Ne jemi mbrojtur shumë mirë, dhe është e drejtë të thuhet se Mike Dean dhe ekipi i tij ishin shumë të mirë.

"Sigurisht që ne jemi të lumtur me të (Anthony Martial), ne vetëm duam qëndrueshmëri, ne e dimë se ai ka talent".

I pyetur për Alexis Sanchez që vjen te Manchester United nga Arsenali, Mourinho thotë: "Nëse më pyesni nëse mendoj se po vjen, mendoj kështu, por nuk kam konfirmim". përfundoi portugezi. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2018, ora 18:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori