Jose
Mourinho është emri më i lakuar këto ditë në futbollin anglez. Sikur të mos mjaftonte situate kaotike te skuadra, trajnerit luzitan i shtohet një tjetër problem, kësaj radhe me policinë e
Manchesterit. Sfida e mbrëmjes së kaluar mes
Manchesterit dhe Valencias u shty për disa minuta pas lojtarët mbërritën me vonesë në stadium. Për këtë
Mourinho fajëson policinë e qytetit që nuk i shoqëruan për në stadiumin “Old Trafford”.
“Ne u nisëm nga hoteli në orën 18:00, duke menduar se për 30 minuta mbërrinim në stadium.
Policia nuk pranoi të na shoqëronte dhe ne erdhëm vetë për 75 minuta”, tha
Mourinho. Megjithatë shefi i policisë së
Manchesterit, Andy Sutcliffe ka hedhur poshtë fjalët e Mourinhos.
“
Policia e
Manchesterit nuk do t’i shoqërojë më autobusët e skuadrave. Jemi konsultuar me klubet e futbollit për t’i dhënë atyre kohën e mjaftueshme për tu përgatitur”, tha shefi i policisë. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2018,
ora 13:22