Mourinho nuk bën rotacion
Pëlqej
Mourinho
Madridi fillon të shqetësohet për lojtarët e tij dhe ka filluar një debat për fillimin e rotacionit në ekip, pasi ata lojtarë që luajnë çdo ndeshje tashmë mund të jenë lodhur dhe ata do të preferoni të shtonin dozat në pjesën finale të sezonit duke I ruajtur fuqitë tani. Në çdo rast Mourinho mbetet I të njëjtës mendje. Në skuadër nuk ka rotacion. Kjo sepse skuadra duhet të krijojë një stabilitet midis lojtarëve dhe lojës duke u përshtatur sa më mirë në idetë e trajnerit.

Kjo ka qënë në fakt filozofia e Mourinhos ndër vite pasi edhe tek Chelsea kjo ishte metoda që përdori. “Një trajneri nuk I duhen më shumë se tre muaj për ta bërë një skuadër të luajë ashtu siç do ai”, tha Mou atëherë. Rezultatet ishin që Lampard, Terry dhe shokë vështirë se mungonin një ndeshje. E njëjta gjë ndodhi dhe tek Interi dhe e gjitha kjo kishte një përfundim. Mourinho fitonte gjithmonë.(albeu.com)
Shtuar më 09/11/2010, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori