Trajneri i Realit të Madridit, portugezi Jose Muourinho, e ka pranuar se skuadra e tij luajti dobët dhe se Rayo
Vallecano nuk meritoi të
humbiste. “Mund të them se rezultati është pak i padrejtë, për mënyrën se si u paraqitën skuadrat në fushë.
Vallecano nuk meritoi të
humbiste, sepse na vuri në vështirësi gjatë gjithë kohës. Sot (dje) zhvilluam një lojë të dobët, me pak ide dhe grintë në fushë. Jemi me fat që arritëm të marrim tri pikët”, tha
Mourinho.
Por ai nuk i ka kursyer edhe kritikat për tifozët e Realit: “U zhgënjeva shumë që pashë vetëm 300 tifozë të skuadrës sonë në
stadium. Meritojmë më shumë mbështetje, aq më tepër që bëhet fjalë për një derbi. Nuk besoj se do kishin sakrifikuar shumë po të vinin e të na ndiqnin në
stadium”, p;rfundoi Special One. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2012,
ora 13:15