Mourinho nuk i ndahet yllit të Realit, vjen me ofertë serioze
Tottenham Hotspur këmbëngul për Gareth Bale. Me kërkesë të Jose Mourinhos Spurs-at nuk heqin dorë nga sulmuesi i Realit të Madridit i cili kërkon të largohet nga Los Blancos dhe është gati të rikthehet te ish-klubi i tij.

30 milionë euro plus kartonin e Christian Eriksen i cili është në skadencë kontrate me Tottenham, është kjo oferta që ka bërë klubi londinez për Bale për ta rikthyer atë në ishull që në merkaton e janarit.

Siç raportojnë mediat angleze, megjithatë mbetet për t’u parë se cila do të jetë përgjigjia e Los Blancos, edhe pse Eriksen pëlqehet shumë nga presidenti i Realit Florentino Perez.



Shtuar më 28/12/2019, ora 17:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori