Mourinho optimist se ekipi i tij është i aftë ta ndalë Cityn
Jose Mourinho nuk i intereson shtyrja e festës së titullit për të shtunën e ardhshme për Cityn. Portugezi beson se ekipi i tij i ka armët e duhura në sulm për ta frikësuar skuadrën e Guardiolës.

“Motivimi im parësor është pozicionimi në vendin e dytë. Unë jam ende i motivuar për ta mbyllur sezonin në katërshen e parë, pasi matematikisht gjërat akoma nuk kanë përfunduar. Kemi krijuar një shkëputje të mirë, por gjithsesi gjërat janë ende të hapura. Ky është objektivi kryesor. Unë preferoj më mirë vendin e tretë krahasuar me pozicionin e katërt dhe vendin e dytë kundrejt atij të tretë. Ne kemi qenë të dytët për shumë muaj. Objektivi ynë është që të luftojmë për këtë, prandaj na nevojiten pikët për të siguruar vendin e dytë. Me sasinë e pikëve që kemi normalisht do të duhej të luftonim për çështjen e titullit, por në fakt nuk është kështu, sepse City ka grumbulluar shumë më tepër pikë”, tha portugezi.

Mourinho ka të gatshëm për këtë sfidë gjithashtu edhe lojtarët e rikuperuar Phil Jones, Marcos Rojo, Danny Blind dhe Ander Herrera. /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2018, ora 09:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori