Mourinho: Paraqitja jo e mire, pasoje e ndeshjeve nderkombetare
Albeu.com
Trajneri i Interit, Jose Mourinho, mendon se paraqitja jo aq e mirё e ekipit tё tij në ndeshjene mbrëmshme kundër Anorthosis, si dhe lëndimi i Esteban Cambiassos janë pasoja tё lodhjes sё lojtarёve me ekipet kombëtare.
“Java e kaluar nuk ishte e lehtё pasi qё shumё futbollistё ishin nё detyra kombëtare, veçanërisht brazilianёt dhe argjentinasit. Mendoj se lëndimi i muskulit tё Cambiasos ёshtё pasojё e kësaj. I kam pyetur nёse duan pushim, por ata dëshironin tё luanin”, thotë Mourinho.

“Ndeshja e sotme nuk ishte mbresёlёnёse, por jemi tё kënaqur me gjendjen nё grup. Kundёrshtarёt erdhën ta mbrojnë rezultatin dhe nuk u përpoqën deri nё 10 minutat e fundit”, shton portugezi.

Nё ndeshjen e mbrëmshme, mbrojtja mysafire nё krye me portierin kosovar Arjan Beqaj, arriti tё mbrojё nё mёnyrёn mё tё mirё portёn, duke pёsuar vetëm njё gol, tё shёnuar nga Adriano, qё doli edhe tё ishte vendimtari pёr fitoren e nerazurёve.

“Nёse Adriano flen mjaftueshëm, stërvitet me ngulm dhe pin vetëm ujё, nuk ka arsye tё mos luajё 90 minuta. Ai ka vetëm 25 vjet”, shton Mourinho rreth autorit tё golit tё fitores.
Shtuar më 23/10/2008, ora 15:49
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori