Mourinho pas fitores ndaj Cityt: Nuk jemi aq të dobët saqë njerëzit mendojnë
Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka thënë se ai dhe klubi që ai drejton nuk janë aq të dobët sa njerëzit mendojnë, pas fitores me përmbysje kundër Manchester Cityt të shtunën pasdite.

“Këtë sezon jemi më mirë se sezonin e kaluar – më shumë pikë, më shumë fitore, më shumë gola, më pak gola të pranuara”, ka thënë Mourinho.

“Çdo gjë është më mirë për ne por nuk mjafton sepse City ka pasur një sezon duke mos u ndalur së fituari”.

“Nuk jemi ekipi që njerëzit mendojnë se jemi. Nuk jemi aq të dobët sa mendojnë që jemi. Unë nuk jam aq trajner i dobët sa njerëzit mendojnë që jam”, përfundoi portugezi. /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2018, ora 23:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori