Mourinho: Paul Scholes kthehu në studio
Legjenda e Manchester United Paul Scholes ka qenë një nga kritikët më të ashpër të Jose Mourinho-s kur ai ishte trajneri i Djajve të Kuq.

Scholes, në rolin e analistit, është treguar shumë i rëndë me portugezin, sidomos gjatë sezonit të fundit përpara se të shkarkohej në dhjetor.

Ish-mesfushori Anglisë u bë trajneri i Oldham gjatë shkurtit, por aventura e tij zgjati vetëm një muaj përpara se të largohej për shkak të rezultateve të dobëta.

Ai fitoi vetëm një nga shtatë ndeshjet në stolin e klubit dhe braktisi pozicionin e tij si trajner.

Tani ka ardhur reagimi i Jose Mourinho-s, si gjithmonë klasik:

"Paul Scholes më ka kritikuar kur kam qenë trajner te disa prej klubeve më të mëdha ndërsa ai zgjati vetëm 31 ditë tek Oldham. Rikthehu në studio." /albeu.com/



Shtuar më 19/03/2019, ora 18:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori