Mourinho - Pogba prekin fundin, francezi tani është në shitje
Pëlqej
Jose Mourinhos i ka durimi me Paul Pogban dhe mesa duket aventurës së tij në “Old Trafford” i ka ardhur fundi.

Në 7 nga 11 ndeshjet e fundit të United Pogba është lënë në stol, siç ishte dhe rasti i fundit i humbjes në shtëpi ndaj WBA. Pogba ka bërë maksimumin për t’iu përshtatur regjimit dhe stilit të Mourinhos, por nuk ka arritur të gjejë hapësirën dhe përformancën e njeriut të ndeshjes.

Shihet me dyshim aktivizimi i tij edhe në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit për United, atë me Tottenhamin në gjysmëfinalet e FA Cup të shtunën. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2018, ora 14:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori