Trajneri i Real
Madrid Jose
Mourinho është shumë pranë kalimit të rekordit të trajnerit të Barcelonës Pep Guardiola.Sipas asaj që shkruan e përditshmja
spanjolle “AS”, “Special One” nëse fiton ndeshjen e ardhshme në
Primera Division do të arrijë në kuotën e 50 fitoreve në 62
ndeshje, duke thyer rekordin e teknikut katalanas, i cili për të arritur te 50 fitoret i është dashur të kalojë 67
ndeshje.
Me sa duket, rivaliteti i dy gjigandëve spanjollë nuk është vetëm në fushë te lojtarët, veçanërisht Lioneli Messi dhe Cristiano Ronaldo, por edhe te teknikët, duke treguar se këto dy klube janë më të mirët në Spanjë dhe jo vetëm në çdo aspekt.
Kujtojmë që Real
Madrid kryeson
Primera Division me 10 pikë diferencë nga Barcelona, gjë që nuk është parë të paktën për sezonet e fundit. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2012,
ora 10:05