Mourinho: Ndoshta një ditë do të rikthehem tek Interi!
Jose Mourinho nuk mund ta harrojë skuadrën ku ka fituar tripletën në vitin 2010, Interin. Portugezi nuk e përjashton mundësinë që një ditë të kthehet në drejtimin e zikaltërve.

“Ndoshta një ditë do të kthehem tek Interi, por jo tani. Të gjithë kanë pasur momentet e tyre të krizës. Por, klubet e mëdha kthehen gjithnjë te fitoret. Duhet pak më shumë durim, pasi momenti i suksesit do të vijë”, tha Mourinho.

Prej kohësh, në ambientet e Interit po punohet për gjetjen e trajnerit që do të zëvendësojë Piolin dhe ai që po përmendet më shpesh është emri i Antonio Contes, një temë për të cilën ka folur edhe Mourinho.

“Nuk e di se kush do të jetë trajneri i Interit sezonin e ardhshëm, por cilido qoftë, do të jetë edhe zgjedhja ime. Nëse Conte do të vijë, do të jetë ai tekniku më i mirë për skuadrën. Nuk jemi aspak të ngjashëm, ai nuk ka thinja, kurse unë po. Ajo çfarë dëshiroj unë është që tifozët e Interit të jenë të lumtur”, shtoi portugezi.
Shtuar më 06/05/2017, ora 17:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori