Mourinho prezanton blerjen e parë te United (FOTO)

Manchester United ka prezantuar blerjen e parë për sezonin e ardhshëm. Goditja për Jose Moruinhon është Eric Bailly, i cili është transferuar në "Old Trafford", ku ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare.

Bailly është prezantuar sot me fanellën e skuadrës së re ndërsa blerja e tij ka kushtuar rreth 25 milionë euro.

Qendërmbrojtës 22-vjeçar dhe luan për përfaqësuesen e Bregut të Fildishtë. Ai ka zhvilluar një sezon mjaft të mirë me Villarealin, ndërkohë që tashmë do t'i duhet të luftojë për një vend titullari. /albeu.com/
Shtuar më 08/06/2016, ora 15:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori