Mourinho: Qaj çdo javë për Pogban
Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka pohuar se duhet të ankohet publikisht me shpesh rreth lëndimevelojtarëve të tij, në mënyrë që të fitojë më shumë simpati nga të tjerët.

Megjithatë “Special One” i ka bërë këto komente me qëllim që ta kritikojë trajnerin e Chelsea, Antonio Conte, të cilin e kishte kritikuar muajin e kaluar se qanë vazhdimisht rreth problemeve me lëndime të lojtarëve.

Duke pohuar se Manchester United nuk është lavdëruar për mënyrën se si është përballur me mungesa të shumta si pasojë e lëndimeve, portugezi ka thënë: “Është faji im sepse unë duhet të qaj çdo javë për lëndimet tona dhe t’ua kujtoj të gjithëve çdo ditë në konferenca të njëpasnjëshme.

“Mendoj se trajnerët tjerë do të flisnin për Pogban. Oh, nuk e kam Pogban. Oh, kur kthehet Pogba? Oh, 10 ndeshje pa Pogban. Oh, faza e grupeve e Ligës së Kampionëve pa Pogban”, ka thënë portugezi. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2017, ora 18:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori