Mourinho respekt maksimal për Ancelottin, i gatshëm të thyej rregullat për ta takuar
Tottenham do të presë sonte Evertonin e Carlo Ancelottit, për të cilin trajnerin i "spurs" ka vlerësim maksimal.

Që të dy kanë arritur suksese të shumta dhe kanë drejtuar skuadra të njëjta si Chelsea e Reali i Madridit, ndërsa vlen të theksohet se gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera me njëri-tjetrin, gjë që e ka konfirmuar edhe Jose Mourinho në intervistën e dhënë paraditen e sotme.

"Mendoj se çdo njeri në futboll admiron Carlon si trajner dhe si person. Ata që nuk e njohin si person, jam i sigurt që e njohin si trajner dhe kanë të njëjtin admirim. Për mua si person është i mrekullueshëm, ndërsa si trajner ka qenë dhe mbetet një nga më të mirët e 20 viteve të fundit, ndaj është një vlerë e shtuar për Premier Leaguen, ndaj mendoj se do të thyej rregullat e distancimit për ta përqafuar", deklaroi Mourinho.
Shtuar më 06/07/2020, ora 08:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori