Mourinho rikthehet te Chelsea?
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
E përditshmja britanike "The Guardian" paralajmëron rikthimin e Jose Mourinhos te Chelsea që programon të marrë portugezin pas përfundimit të këtij sezoni me Rafa Benitez në stol. Lajmi përcillet edhe nga mediat spanjolle të cilat natyrisht shtojnë dhe momentin që po përjeton "Special One" te Real Madrid.

Edhe pse tekniku portugez nuk u nda shumë mirë me presidentin Roman Abramoviç kur u largua nga "Stamford Bridge", manjati rus e dëshiron sërish pasi është i bindur se Mourinho i garanton një udhëheqje të sigurt dhe autoritare të skuadrës.

Për ti bërë më të fortë zërat mendon vetë luzirani, i cili përsëriti edhe një herë premtimin për t’u kthyer një ditë në Angli gjatë një video-mesazhi të regjistruar për 150 vjetorin e Federatës Angleze të Futbollit. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2013, ora 15:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

Kampionatet