"I kam thënë dy herë jo PSG-së". Jose
Mourinho, teknik i Chelsea-t, zbulon një prapaskenë merkatoje. "
Isha opsioni i parë para se drejtuesit të zgjidhnin Carlo Ancelottin. Pastaj pas largimit të Ancelottit më kërkuan para se të vinte Blanc", ka thënë portugezi për "Telefoot".
"Mendoj se të
jesh kampion i Francës me PSG-në nuk është ndonjë gjë kushedi, por të
jesh kampion i Anglisë do të jetë fantastike për të gjithë. E vlerësoj shumë faktin që më kontaktuan, por në fillim
isha te Reali dhe më pas duhej të kthehesha te Chelsea", është shprehur Jose
Mourinho. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2014,
ora 14:15