Mourinho sfidon Conten dhe për Sandron
Pëlqej
Sipas The Mirror, Jose Mourinho, e ka identifikuar Alex Sandron si njeriun për të zgjidhur problemin e tij në krahun e majtë të mbrojtjes.

Ky medium thekson se portugezi i ka kërkuar klubit të tij të ofrojë çmimin e kërkuar nga Juventusi prej 53 milionë funtesh apo diçka më shumë se 60 milionë euro.

Interesimi i Unitedit nuk ka gjasa të konfirmohet deri në verë, por ata mund të nxiten për të hyrë në treg më herët se sa ishte planifikuar nëse Conte është në gjendje të bindë drejtuesit e Chelsea për ta blerë 26-vjeçarin këtë afat. Pavarësisht ringjalljes së formës së Luke Shaë, Mourinho akoma dëshiron të sjell Sandron në Angli këtë muaj. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2018, ora 11:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori