Mourinho: Shumë e mërzitshme të presësh 10 vjet për titull (VIDEO)
Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, ka reaguar pas fishkëllimave kundrejt skuadrës së tij nga tifozët e Arsenalit pas barazimit pa gola në Emirates Stadium.

Loja e Bluve ishte defensive duke ulur tempin e kundërshtarit në përpjekje që të merrnin një pikë. Kur po afrohej fundi i takimit, tifozët e Arsenalit filluan të brohorisnin: “Chelsea e mërzitshme”.

Dhe portugezi ka reaguar në stilin e tij duke ngacmuar Topçinjtë për faktin që nuk e kanë fituar titullin që nga viti 2004, transmeton Telegrafi.

“Mendoj se e mërzitshme është të kalosh 10 vite pa titull. Mendoj se pritja, pritja, pritja për titull për 10 vite, është shumë e mërzitshme”.

“Ndoshta ata (tifozët) nuk këndonin për ne. Kur luan në shtëpi dhe e zëvendëson numrin 9... Ndoshta ata donin t’i shihnin duke luajtur bashkë Giroud dhe Welbeck”.

“Skuadra e mërzitshme (Chelsea) e ka vendin e dytë për më së shumti gola në Ligën Premier dhe ka goldiferencën më të mirë”, ka deklaruar Mourinho
Shtuar më 27/04/2015, ora 15:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori