Mourinho s'i beson, Milan i hap krahët
Paris Saint Germain dhe Milan kërkojnë Ricardo Kaka. Kjo, sipas asaj që raporton spanjollja "AS". Klubi milanez, nën drejtimin e Silvio Berlusconit, nuk i ka humbur shpresat për të risjellë edhe një herë në San Siro yllin brazilian, i cili u shit për 64 milionë euro te Real Madrid.

Kaka, i cili ka bërë disa paraqitje të mira në javët e fundit, nuk e ka fituar ende besimin e Jose Mourinho. Klubi madrilen, duke parë edhe raportet me Milan, nuk mendohet të bëjë rezistencë në shitjen e tij.

Problem i vetëm është super kontrata që ka braziliani me Real Madrid deri në vitin 2015, kjo për Milan pasi Madrilenët duan të shpëtojnë nga kjo. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2012, ora 11:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori