Mourinho: Si interist doja që Torres të shkonte te Interi
Pëlqej
Jose Mourinho flet për largimin e Fernando Torresit nga Chelsea. Gjatë Forumit të trajnerëve europianë, që mbahet sonte në Nyon të Zvicrës, tekniku portugez shprehur dëshirën e tij se ku donte të shkonte sulmuesi spanjoll.

"Unë jam interist dhe do të preferoja të shkonte te Interi, por shpresoj që edhe te Milani të ecë mirë. Për Fernandon mund të them, me gjithë respektin që kam për ish futbollistët e mi, se si njeri dhe si profesionist nuk ka asgjë për të patur dyshime. Është një djalë fantastik dhe një profesionist shumë i mirë, por kishte nevojë të ndërronte ambjent", ka thënë Jose Mourinhon. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2014, ora 14:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori