Mourinho solidarizohet me Abidal
Gjëndja e vështirë shëndetësore e mbrojtësit francez të Barcelonës, Eric Abidal ka bashkuar mbarë botën e futbollit, kryesisht atë spanjoll. Pavarësisht ekipeve dhe luftës sportive në fushën e lojës edhe trajneri i Real Madrid, portugezi Jose Mourinho është solidarizuar me numrin 22 blaugrana.

Vetëm një vit më parë Abidal arriti të mposhtë tumorin në mëlçi por mesa duket asgjë nuk ka përfunduar. Mbrojtësi transalpin do ti nënshtrohet së shpejti një transplanti në mëlçi dhe kjo gjë përveçse i rrezikon jetën mund të rrezikojë edhe karrierën e tij, siç shprehen specialistët.

Mourinho është shprehur se pavarësisht bluzave apo ekipeve që përfaqësojmë, kur bëhet fjalë për jetën e futbollistëbve duhet të jemi të bashkuar për ti dhënë forcë Abidalit. /albeu.com/
Shtuar më 17/03/2012, ora 15:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori