Mourinho sulmon Guardiolën: Vetëm hajdutët ankohen për VAR-in
Vendosja e VAR-it në Premier League ka shkaktuar një debat të gjerë në vendlindjen e sportit më të bukur në botë.

Në këtë situatë nuk ka mundur pa u zhytur edhe një nga trajnerët më të përfolur të futbollit, Jose Mourinho.

"Special One" ka thënë "Vetëm hajdutët mund të ankohen për futjen e kamerave të sigurisë (VAR)", ku tërthorazi iu drejtua rivalit të tij, Pep Guardiola.

Trajneri i Manchester Cityt e kishte kritikuar VAR-in në ndeshjen me Tottenhamin, pas anulimit të golit të mundshëm të Gabriel Jesus-it për një prekje të dyshimtë nga Otamendi.
Shtuar më 22/08/2019, ora 13:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori