Mourinho sulmon lojtarët e Man Utd
Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka përfunduar sërish në qendër të kritikave. Pas barazimit të mbrëmshëm ndaj Valencias, trajneri portugez deklaroi pas ndeshjes se faji në këtë takim i përket lojtarëve, duke kërkuar që të heqë përgjegjësinë mbi vetenn. Ndër të tjera ai tha se barazimi pa gola ndaj spanjollëve erdhi për shkak të cilësive të pakta që zotërojnë lojtarët e tij.

“Ne na mungojnë cilësitë teknike në ndërtimin e aksioneve. Lojtarët u munduan por nuk i’a dolën dot. Ne nuk kemi shumë lojtarë me intensitet”, tha Mourinho.

Kujtojmë që ndeshja e mbrëmshme ishte e katërtë radhazi pa fitore e “djajve të kuq”. Në këtë takim skuadra nga Manchesteri tregoi një përmirësim të vogël kundrejt sfidës në fundjavë përballë Ëest Ham por gjithsesi skuadra nuk mundi të shkonte më tepër se një barazim 0-0. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2018, ora 09:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori