Mourinho surpzion në prag të ndeshjes me Chelsean
Pëlqej
Skuadra e Chelsea do të presë në shtëpi Manchester United në një takim mjaft të rëndësishëm për të dyja skuadrat. Trajneri i Manchesterit, Jose Mourinho tha se ndaj londinezëve do të jetë një ndeshje si gjithë të tjerat dhe nuk do të festojë nëse do të fitojë.

“Për mua, kjo është një lojë më shumë. A do të festoj si i çmendur, në qoftë se skuadra ime shënon apo fiton në “Stamford Bridge”? Nuk e besoj. Mendoj se do ta kontrolloj veten dhe do ta respektoj stadiumin e tifozët, që ishin në krahun tim për disa vite.

Për ta bërë këtë, do të duhet ta humbas plotësisht kontrollin tim emocional, çka nuk është e lehtë. Përveç të qenit në një stadium me tifozë, që unë i njoh, kjo është si si çdo lojë tjetër”, tha Mourinho. /albeu.com/
Shtuar më 19/10/2018, ora 17:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori