Mourinho tallet me mediat: Pogba s'është më më i keqi në Premier League
Jose Mourinho ka dalë në mbrojtje të Paul Pogba duke sulmuar mediat pas dy golave të shënuar nga francezi në ndeshjen ndaj Fenerbahces, raporton Albeu.

"Dy ditë më parë e quajtët lojtarin më të dobët në Premier League, ndërkohë që 48 orë më vonë, e cilësuat si një fenomen. Dëgjoni, ai ka nevojë për kohë.

Ka qenë në Itali, dhe unë kam punuar në atë vend dhe i njoh mjaft mirë intesitetin, karakteristikat që ka ai kampionat. Të jesh në Itali për katër apo 5 vjet, dhe më pas të rikthehesh në Premier League nuk është e thjeshtë.

As unë nuk e prisja që të përshtatej kaq shpejt. Çdo lojtar i madh ka nevojë për kohë", u shpreh Mourinho pas ndeshjes. /albeu.com/

Shtuar më 21/10/2016, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori