Mourinho tallet: Pse më pyesni mua, pyesni specialistët
Pëlqej
Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho nuk ishte fare në disponim që të flasë para gazetarëve pas fitores ndaj Benficas.

United triumfoi me rezultat 2-0 ndaj Benficas dhe arriti të bëjë hap të madh drejt sigurimit të kualifikimit për fazën tjetër. Një autogol nga Mile Svilar dhe një penalti e Daley Blind vulosën fitoren për Djajtë e Kuq.

Megjithatë, Mourinho preferoi të thumbojë ata që ai i quan “specialistë”.

“Është më mirë që specialistët të komentojmë ndeshjen për mua se sa unë të jap mendimin tim”.

“Unë paguhem të bëj më të mirën, gjë që e bëj çdo ditë. Specialistët paguhen për të komentuar punën time, kështu që i lini të komentojnë”, potencoi Mourinho për BT Sport.

“Ne nuk jemi kualifikuar ende? E shihni? Katër fitore dhe nuk mjafton. Ne duhet të shkojmë në atë pikë”, deklaroi Mourinho. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2017, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori