Mourinho tani sulmon gjithe Italine
Albeu.com
Trajneri Portugez i skuadrës së Interit kësaj radhe ka sulmuar gjithë Serinë A, duke nisur që nga Napoli për të vazhduar me Juventusin, e gjer tek Milani.Po flasim të gjithë për padrejtesinë e bërë nga gjykimi në ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj Fiorentines në Mynih, ndërsa për atë cka ndodhur në Serine A të gjithë fshehim kokat si struci.

Më tej portugezi i është përgjigjur edhe trajnerit te Napolit Aurelio De Laurentis i cili pati deklaruar me parë se nuk do të merrte kurrë një trajner si Mourinho për të drejtuar Napolin e tij.
“E vërteta është se De Laurentis nuk i ka paratë e mjaftueshme për të më marrë mua”, ironizoi Jose. Pas ironisë me Juven dhe Napolin vjen Roma. Portugezi vleresoi skuadren kryeqytetase, e cila për momentin është edhe ndjekesja më e afërt e Interit duke u pozicionuar në vendin e dytë.

“Eshtë një grup fantastik dhe një shoqëri drejtuese dinake e cila pavaresisht faktit që nuk ka para për të hyrë në merkato di t’u thote jo kërkesave te një klubi tjetër”, u shpreh Portugezi.

Më pas kalohet tek Milani. “Ata nuk u munden nga një ekip kamarieresh por nga një skuadër e madhe. Do të ishte i mrekullueshem një derbi në gjysmefinalet e Champions-it”, përfundoi tekniku interist.
Shtuar më 20/02/2010, ora 18:24
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori