Mourinho "thumbon" në distancë Pogban
Jose Mourinho nuk ka dashur ti shtojë akoma edhe më shumë polemikat që ka patur me Pol Pogba, polemika që sollën dhe një krisje në radhët e Manchester United gjatë kohës kur portugezi drejtonte “Djajtë e Kuq”.

Por, mesa duket Mourinho i ka dhënë fund heshtjes duke dhënë versionin e tij, në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë dhe disi me doza ironie.

Në një intervistë portugezi ka deklaruar se gjithmonë njërëzit mundohen t’i japin një zgjidhje problemeve, teksa ka shtuar se ka momente kur lojtari i pëlqen trajnerit kur luan dhe ka momente kur mendon të kundërtën.

Ndër të tjera Mourinho ka shtuar se kjo është një çështje personaliteti, mënyre të mednuari e vepruari, me njerëz më të cilët nuk ke më kimi, ndaj sipas trajnerit këtu nuk ka asgjë për t’u habitur pasi për këto arsye që ai citon futbolllistë të ndryshën janë të shkëlqyer me disa trajnerë dhe të tjerë nuk janë.

Shtuar më 05/03/2019, ora 17:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori