Mourinho tregon arsyen se pse zëvendësoi Pogban në pjesën e dytë
Jose Mourinho edhe një herë tjetër ka zëvendësuar mesfushorin Paul Pogba, kësaj radhe në humbjen 1-0 nga Newcastle United.

Mesfushori francez, Paul Pogba vazhdon të ketë probleme në Manchester United dhe ende nuk ka arritur të përmbush pritshmeritë.

Ai vazhdon të luajë rregullisht, por jo në nivelin që ishte pritur, duke mos arsyetuar asnjëherë shumën prej 105 milionë eurosh që pagoi Unitedi kur e transfero nga Juventus në vitin 2016.

humbjen e sotme nga Newcastle, Pogba u zëvendësua në pjesën e dytë dhe sipas trajnerit Jose Mouinho, arsyeja ishte teknike.

Pogba? Nuk ka probleme fizike. Dëshiroja një mënyrë tjetër të luajturit në mesfushë, sepse Newcastle po mbrohej në bllok”, tha Mourinho për Sky Sports.

“E doja thjeshtësinë e Carrick dhe dëshiroja që Sanchez të luante më afër Lukakut si sulmues i dytë”, u shpreh në fund portugezi. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2018, ora 18:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori