Mourinho tregon dashurinë e tij për Unitedin
Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, i ka kundërshtuar spekulimet se ai dëshiron të largohet nga klubi anglez, duke thënë se askujt në botë nuk i intereson më shumë se atij për “Djajtë e kuq”.

“Cila deklarata? Jo, nuk kam të bëj asgjë me atë deklaratë, është thjesht një deklaratë dhe nuk është deklaratë e imja. Jo, nuk dija asgjë për këtë dhe as që më intereson”, ka thënë Mourinho në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Valencias.

“Nganjëherë ka një perceptim, në të gjithë botën, se tifozëve iu intereson më shumë për klubin sesa profesionistëve, dhe kjo është plotësisht e gabuar. Askujt në Manchester ose që është i lidhur me Manchesterin nuk i intereson më shumë për klubin se mua”.

“Dhe para tri viteve, unë nuk isha në Manchester dhe isha shumë larg të qenit i lidhur me Manchesterin. Ne, profesionistët, ndiejmë gjithçka, çdo ditë dhe çdo sekondë”, përfundoi Special One.
Shtuar më 12/12/2018, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori