Mourinho tregon detajin interesant nga largimi i tij nga Real Madridi
Jose Mourinho ka folur për kohën e tij te Real Madridi.

Portugezi kishte drejtuar për tre sezone mbretërit, nga viti 2010 deri në vitin 2013, ku kishte fituar edhe një titull të La Ligas.

Mourinho ishte larguar nga Real Madridi për të marrë drejtimin e Chelsea, por për ta bërë këtë lëvizje, ai ka zbuluar se ka kërkuar nga skuadra mbretërore të lihet i lirë për t’u larguar.

“Të jem i sinqertë, në strukturën e Real Madridit kërkohej që unë të qëndroja”, ka deklaruar Mourinho.

“Është dashur që unë të kërkoj leje për largim. Por kjo gjë nuk besoj se do të ndodh te Manchester United, sepse nuk dua të largohem për një kohë të gjatë”. /albeu.com/
Shtuar më 26/07/2017, ora 21:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori